Mesfushori dhe kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arijan Ademi, është afër transferimit te skuadra e Ujpestit në Hungari. Kështu kanë shkruar mediumet kroate të dielën.
Ndonëse për 34-vjeçarin fillimisht u raportua se mund ta vazhdonte karrierën në Mariborin slloven, tashmë duket se transferimi në kampionatin hungarez është fare pranë. Ademi e ka fituar plot 13 herë kampionatin në Kroaci, ndërsa është pesë herë fitues i Kupës kroate.
Tri herë e ka fituar Superkupën e Kroacisë. Mesfushori luftarak e nisi karrierën te Shibeniku, ndërsa në vitin 2010 iu bashkua Dinamos. Pati periudhë të shkurtër huazimi te Lokomotiva e Zagrebit, dhe pak kohë kaloi edhe te Gouani në kampionatin kinez.
Ademi e ka përfaqësuar Kroacinë para se t’i bashkohej Maqedonisë së Veriut në vitin 2014. Ai u pensionua nga përfaqësuesja në vitin 2023, teksa luajti edhe në “Euro 2020”.