Futboll

Adli transferohet tek Al Shababi

Adli transferohet tek Al Shababi

Milani e ka konfirmuar të enjten largimin e Yacine Adlit tek Al Shababi. 

Sipas disa mediumeve italiane, transferimi i Adlit te skuadra elitare e Arabisë Saudite, është kompletuar për shtatë milionë euro. 

Adli u kthye te Milani në qershor pas huazimit njëvjeçar te Fiorentina, por nuk gjeti hapësirat e kërkuara. 

Ai ishte transferuar te “rossonerët” për 9 milionë euro nga skuadra franceze, Bordeaux, në vitin 2021. 

I luajti 56 ndeshje në Serie A, ndërsa realizoi pesë gola dhe dhuroi tetë asistime me Milanin dhe Fiorentinan. 

Al Shababi për drejtor sportiv e ka ish-yllin e Juventusit, Pavel Nedved.