Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit

agim ademi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka takuar të hënën talentin e madh të Bayernit, Arijon Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq po qëndron për pushime në Kosovë. Ai është me prejardhje nga Kosova, ndërsa Bayerni ditë më parë e konfirmoi në skuadër për edicionin e ri.

Futbollisti ofenziv së fundi ishte i huazuar te Heidenheimi në Bundesligë.

Ibrahimoviq luan për Gjermaninë U21, por Kosova ka kohë që e përcjellë. Është 20-vjeçar.

“Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimoviq. Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë. I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha. Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës”, ka shkruar Agim Ademi.