Sulmuesi Alban Ajdini ka realizuar gol në fitoren e Lausannes ndaj Astanas, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Lausanne fitoi 3:1, ndërsa Ajdini që në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, shënoi pas 11-të minutash lojë në fushë për 3:0.
Driton Camaj dhe Nazmi Gripshi ishin në bankën rezervë te mysafirët.
Skuadra tjetër zvicerane, Lugano, u mposht thellë 5:0. Në portë te Lugano në shtëpi ndaj Celjes sllovene ishte Amir Shaipi, portieri i Kosovës.
Ezgjan Alioski, Uran Bislimi e Albian Hajdari luajtën te vendësit po ashtu por nuk lanë gjurmë. Ndeshjet kthyese luhen pas një jave.