Futboll

Ajeti shënon, por Baseli mposhtet

Albian Ajeti

Albian Ajeti ka realizuar gol për Baselin. Por goli i shënuar nga Ajeti nuk i mjaftoi Baselit që të dielën u mposhtë 3:1 nga Lugano në udhëtim. 

Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit zviceran. 

28-vjeçari Ajeti golin e vetëm të Baselit e shënoi në minutën e 63-të. 

Ai në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë ndërsa Xherdan Shaqiri e kompletoi ndeshjen. 

Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi. Ndeshjen e kompletoi Uran Bislimi kurse Ezgjan Alioski luajti nga minuta e 64-t. 

Ajeti edicionin e kaluar në 36 ndeshjet e zhvilluara realizoi 12 gola dhe bëri nëntë asistime.