Futboll

Akanji flet për kohën që po e kalon tek Interi

Manuel Akanji

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Manuel Akanji, është shprehur i lumtur me kohën që është duke e kaluar te skuadra e Interit. 

Akanji iu bashkua Interit në afatin kalimtar të verës nga Manchester City në formë huazimi, deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Ai shtoi së në fund të edicionit do të vendos nëse do të mbetet tek Interi. 

“Po kaloj mirë këtu tek Interi, hyj në fushë me qëndrimin e duhur dhe ndihem shumë mirë në këtë skuadër. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Do të jap më të mirën dhe do të tregoj në fushë se çfarë di të bëj”, u shpreh 30-vjeçari. 

Akanji ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2027.

Këtë edicion me “Nerazurrët”, Akanji ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat.