Futboll

Al Hilali avancon në fazën nokaut pas fitores ndaj Pachucas

al hilal

Foto: Associated Press

Selam Aldawsari realizoi në minutën e 22-të ndërsa Marcos Leonardo shënoi në minutën e 95-të për fitoren 2:0 të Al Hilalit ndaj Pachucas. 

Me fitoren e arritur të premten në mëngjes, Al Hilali e siguroi vendin në fazën nokaut të Kupës së Botës për Klube dhe u bë e vetmja skuadër jashtë Evropës dhe Amerikës, që e siguron këtë fazë të turneut. 

Al Hilali në ndeshjen e radhës do të përballet me Manchester Cityn të hënën në Orlando. 

Kjo ndeshje e luajtur në stadiumin “Geodis Park” në Nashville, mblodhi 14 mijë e 147 shikues, ndërsa kapaciteti është 30 mijë ulëse. 

Al Hilali avancoi tutje nga vendi i dytë me pesë pikë në tri ndeshje, ndërsa Pachuca largohet nga turneu pas tri humbjeve të pësuara.