Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë. Operimin e ka kryer të premten në Bukuresht të Rumanisë.
“Albioni sapo përfundoi ndërhyrjen në këmbën e djathtë duke hequr pllakën dhe vidat që ishin në këmbën e tij nga operacioni në vitin 2023.
Sulmuesi i Sparta Pragës shkëlqeu me fanellën e Kosovës këtë muaj. Shënoi pesë gola në miqësoret kundër Armenisë dhe Komoreve.