Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Alvarezi konfirmon se dëshiron të largohet nga Atletico, tifozët i djegin fanellën

Julian Alvarez

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, dëshiron të largohet nga Atletico Madridi.

Alvarezi foli pas fitores 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjëja më e mirë për të gjithë është transferimi”, ka thënë 26-vjeçari për “ESPN”.

“Mendoj se nuk është koha e duhur për të folur për këtë, por as nuk mund ta fsheh. Duhet të jem i sinqert. Kam folur me njerëzit në klub, me ata që duhet”.

Jo shumë kohë pas komenteve të tij, janë publikuar imazhe të tifozëve të Atleticos duke djegur fanellën e lojtarit.

Barcelona është destinacioni i pëlqyer i Alvarezit. Por drejtuesit e Atleticos deri më tani kanë refuzuar ta shesin sulmuesin. Më herët këtë muaj Atletico refuzoi një ofertë të Real Madridit për argjentinasin, prej 150 milionë euro. Oferta ishte pjesë e premtimeve të bëra nga Florentino Perez, president i Real Madridit, gjatë kampanjës zgjedhore.

Lidhur me Barcelonën, tek Atletico kanë thënë se nuk dëshirojnë të negociojnë. Kanë përmendur klauzolën për lirim në kontratën e lojtarit, që është 500 milionë euro.