Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ancelotti do ta vazhdojë kontratën me Brazilin

ancelotti

Carlo Ancelotti do ta vazhdojë kontratën si përzgjedhës i Brazilit në futboll. Një vit më parë italiani firmosi për një vit me Federatën e Futbollit të Brazilit.

Ai do ta udhëheqë Brazilin në Botëror, por pret që së shpejti të firmosë kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për çdo gjë jemi pajtuar, duhet vetëm të nënshkruajmë. Unë dua të qëndroj”, ka theksuar Ancelotti.

“Shoh një përfaqësuese me potencial të madh për të ardhmen. Kemi lojtarë të rinj të shkëlqyer, një gjeneratë e re po vjen, që janë lojtarë me standard të lartë”.

66-vjeçari mori drejtimin e Brazilit pas një karrierë të shkëlqyer në nivel klubesh.