Carlo Ancelotti ka thënë se është i hapur që të mbetet te Përfaqësuesja e Brazilit për kohë të gjatë.
Tekniku italian, i cili e feston ditëlindjen e 67-të në qershor, një ditë para nisjes së Kupës së Botës, ka thënë për programin “Universo Valdano” në “Movistar Plus”, se synon shumë suksese me brazilianët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dua që ta vazhdoj kontratën me Brazilin edhe për katër vjet të tjera”, ka thënë ndër të tjera Ancelotti.
Ancelotti ka karrierë të pasur si trajner duke udhëhequr edhe ekipe si Juventusi, Milani, Chelsea, Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Bayern Munichu e Napoli.
Përfaqësuesen braziliane e udhëheqë prej majit të vitit të kaluar. Në tetë ndeshje si selektor i Brazilit, Ancelotti ka katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Në Botërorin 2026, Brazili është në grup me Marokun, Haitin dhe Skocinë.
Kontrata aktuale i përfundon pas Botërorit, por së shpejti pritet konfirmimi i vazhdimit të saj.