Futboll

Anglia e fiton Evropianin U21

Anglia e fiton Evropianin U21

Përfaqësuesja e Anglisë e ka fituar Evropianin për grupmoshën U21. Në ndeshjen e zhvilluar në “National Football Stadium” në Bratislavë, Anglia në finale e mposhti Gjermaninë me rezultatin 3:2 pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. 

Koha e rregullt përfundoi 2:2. 

Harvey Elliott i kaloi në epërsi “Tre Luanët” në minutën e pestë. Në minutën e 25-të, Omari Hutchinson, shënoi për 2:0. 

Talenti shqiptar, Nelson Weiper, e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Paul Nebel i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 61-të. Ndërsa golin e fitores 3:2 për Anglinë e realizoi Jonathan Rowe në minutën e 92-të. 

Wiper u paraqit deri në minutën e 80-të për Gjermaninë kurse bashkëlojtari i tij Brajan Gruda deri në minutën e 73-të. 

Për Anglinë U21 ky ishte titulli i katërt i kampionit. Spanja dhe Italia kanë nga pesë tituj.