I huazuari nga Manchester Unitedi te Real Betisi, Antony, ka shpërthyer në lot pasi skuadra e tij, Real Betisi, e siguroi finalen e Ligës së Konferencës.
Fiorentina dhe Betisi barazuan 2:2 pas ndeshjes që u mbyll në vazhdime të enjten mbrëma. Barazimi 2:2 e konfirmoi fitoren e Betisit, që në finale të garës kualifikohet pas rezultatit të përgjithshëm, 4:3. Fiorentina ishte finaliste e dy edicioneve të fundit në Ligën e Konferencës, por nuk arriti të avanconte për herën e tretë rresht.
Antony shënoi nga faulli gol të bukur, por ishte Robin Gosens që i barazoi shifrat dhe koha e rregullt u mbyll 2:1 në të mirë të vendësve.
Abdi Ezzalzouli realizoi në vazhdime me asistim të Antonyt.
25-vjeçari Antony qëkur u huazua në janar te Betisi nga skuadra e madhe angleze, ka pasur paraqitje tejet të mira. Ai ka realizuar tetë gola dhe pesë asistime në të gjitha garat.
Betisi në finale të Ligës së Konferencës do të ballafaqohet me Chelsean në finalen e 28 majit. Chelsea e eliminoi Djurgardenin me rezultatin e përgjithshëm, 5:1.