Gjyqtari turk, Umut Meler, i cili u dit me grusht nga presidenti i klubit turk, Ankaraguçu, Faruk Koca, do ta drejtoj ndeshjen ndërmjet Letonisë dhe Shqipërisë. Kjo ndeshje luhet të martën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Arbitri Meler, do të asistohet nga Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan. Gjyqtar i katërt është Oguzhan Çakir. Në VAR do të jenë dy gjermanët, Harm Osmers si kryesor dhe Daniel Schlager si asistent.
Meler 38-vjeçar ishte sulmuar fizikisht në dhjetor të vitit 2023 me të përfunduar ndeshja e Superligës së Turqisë ndërmjet Ankaragucut dhe Rizesporit.