Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë.
Rasti ka të bëjë me fishekzjarrët që janë lëshuar gjatë mbrëmjes të së hënës pranë hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë për KOHËN se të dyshuarit janë ndaluar për 48-orë.
“Dy persona të arrestuar, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë”, ka thënë Pllana.
Në rrjete sociale kanë qarkulluar pamje të këtyre fishekzjarrëve të ndezur rreth orës 01:00 pas mesnatës.