Policia spanjolle ka ndaluar një tifoz i akuzuar për fyerje racore ndaj Kylian Mbappe gjatë një ndeshjeje të elitës së futbollit spanjoll muajin e kaluar.
Policia njoftoi të mërkurën se tifozi është në paraburgim pasi u identifikua gjatë një hetimi të nisur pas një ankese zyrtare nga liga spanjolle e futbollit. Policia njoftoi se tifozi, identiteti i të cilit nuk u zbulua, u akuzua se bëri gjeste dhe lëshoi tinguj majmuni në drejtim të yllit të Real Madridit.
Fyerjet u bënë në fund të pjesës së parë të fitores 3:0 të Madridit ndaj Oviedos më 24 gusht, pasi Mbappe shënoi golin e parë.
Ka pasur një sërë fyerjesh racore nga tifozët kundër lojtarëve në Spanjë në vitet e fundit.