Futboll

Arrihet marrëveshja, Fullkrug te Milani

Niclas Fullkrug

Igli Tare vazhdon punën për përforcimin e skuadrës së Milanit.

Të hënën është raportuar se sulmin e skuadrës kuqezi do ta forcojë gjermani Niclas Fullkrug. Ai do të huazohet nga West Ham Unitedi.

Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2026, ndërsa Milani ka opsionin për ta blerë kartonin e sulmuesit për 14 milionë euro.

Për Fullkgrugun ishin të interesuara edhe skuadra gjermane, por ai ka pëlqyer kalimin te Milani.

32-vjeçari është te West Hami nga viti i kaluar. Më herët ishte te skuadra si Borussia Dortmund, Werder, Hannover, Nurnberg e disa të tjera. Për Gjermaninë i ka 14 gola në 24 paraqitje.

Milani, që për drejtor sportiv e ka Taren, po lufton për titull në Serie A.