Edhe pse disa shtete të Evropës ia anuluan koncertet e madje ia ndaluan edhe hyrjen, Shqipëria ka kënduar bashkë me reperin amerikan Kanye West të shtunën e 11 korrikut.
Reperi ka nisur performancën në orën 21:15. Stadiumi “Air Albania” ka qenë i mbushur plot për koncertin që ka nxitur edhe debat politik. Westit i është mohuar të paraqitet në disa shtete të Evropës për shkak të lëvdatave që West, i njohur si YE, i ka bërë Adolf Hitlerit dhe për përdorimin e simboleve naziste.
Siç kanë shkruar mediat në Shqipëri, kapaciteti për këtë koncert ka qenë rreth 60 mijë shikues.
Për këtë koncert, Qeveria e Shqipërisë ka ndarë rreth 4 milionë euro. Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur vazhdimisht lejimin që West të këndojë në Tiranë. E ka arsyetuar duke e lidhur këtë me turizëm. “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, ka deklaruar ai.
LEXO EDHE: