Besfort Zeneli së shpejti pritet t’i bashkohet skuadrës belge, Royale Union Saint-Gilloise. Zeneli aktualisht është pjesë e klubit suedez, Elfsborg.
Tashmë është arritur marrëveshja mes Elfsborgut dhe Royale Unionit për Zenelin. Këtë e ka bërë të ditur të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orët në vijim, Zeneli do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të prezantohet si futbollisti më i ri i Unionit.
Sipas raportimeve, Royale Unioni do të paguajë afro 4 milionë euro për kartonin e Zenelit.
Besforti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit, që po ashtu është pjesë e Elfsborgut.
23-vjeçari, pjesë e skuadrës së parë të Elfsborgut është nga viti 2022.
Zeneli me Elfsborgun ka pesë gola dhe 15 asistime në 93 paraqitje.
Ai ishte pjesë e Kosovës U21, ndërsa më pas vendosi të luajë për Suedinë.