Xhiroja e 28-të e Premier Leagues do të karakterizohet me derbin e Londrës ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat.
Ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat luhet të dielën nga ora 17:30. Kjo do të jetë edhe ndeshja që e mbyll xhiron e 28-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy skuadrat kanë synime të qarta. Arsenali synimin kryesor e ka që ta fitojë titullin e kampionit pas një kohe shumë të gjatë.
Ndërkohë Chelsea për synim ka të përfundojë në katër pozitat e para që edicionin e ardhshëm dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Arsenali i prin tabelës me 61 pikë. Manchester City ka pesë pikë më pak në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Chelsea renditet në pozitën e pestë me 45 pikë.
Arsenali është skuadra që ka pranuar më së paku gola këtë edicion - 21. Së bashku me Cityn janë skuadrat me më së shumti gola të shënuar - nga 56.
Chelsea nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit të Premier League kundër Arsenalit.
Arsenali ka humbur vetëm një nga 25 ndeshjet e fundit në derbin e Londrës në Premier League. Ka 18 fitore dhe gjashtë barazime.
Arsenali ka fituar trI ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat.
“Topçinjtë” nuk dinë për humbje në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në total mes dy skuadrave janë zhvilluar 211 ndeshje. Arsenali prin me 86 fitore. Chelsea ka 64 fitore, kurse 61 ndeshje nuk kanë dhënë fitues.
Ndërkohë City të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Leeds Unitedi. Leedsi ka 31 pikë dhe renditet në pozitën e 15-të.
Një ndeshje tjetër interesante që do të luhet në fundjavë është ajo ndërmjet Manchester Unitedit dhe Crystal Palacet.
Unitedi ka 48 pikë dhe renditet në pozitën e katërt. Palace renditet në pozitën e 13-të me 35 pikë.