Arsenali dhe Manchester City do të përballen në “Wembley Stadium” për trofeun e parë të sezonit, atë të Kupës EFL apo Kupës së Ligës.
Ndeshja luhet të dielën nga ora 17:30 dhe e gjithë vëmendja do të jetë aty, pavarësisht se në Premier League luhet xhiroja e 31-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto dy skuadra janë edhe në garë për titull kampioni. Arsenali i pari i ka 70 pikë, nëntë më shumë se City që është i dyti.
Arsenali ka mbetur në garë edhe në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga City që u eliminua nga Real Madridi.
Arsenali në ligë e kërkon titullin e parë që prej vitit 2004, ndërsa trofeun e parë e kërkon po ashtu prej vitit 2020.
Në ndeshjet e ndërsjella, Arsenali nuk ka pësuar disfatë nga City në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. I ka tri fitore dhe tri barazime.
Prej ndeshjeve interesante për mbetje në elitë është ajo mes Tottenhamit dhe Nottinghamit, që e mbyll xhiron e 31-të në elitën angleze.
Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 15:15.
Tottenhami në vendin e 16-të i ka 30 pikë, një më shumë se Nottingham Foresti i 17-ti dhe West Hami i 18-ti.