Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Cup.
Por vendin në mesin e katër më të mirave të kësaj gare e siguroi me shumë vështirësi.
Të martën mbrëma skuadra e Mikel Artetas fitoi me penallti ndaj Crystal Palace.
Pas 90 minutave rezultati ishte 1:1.
Shtatë penalltitë e para i realizuan të dy skuadrat. Në serinë e tetë, William Saliba ishte i saktë tek Arsenali.
Ndërkohë gjuajtjen e Maxence Lacroix e ndali portieri i Arsenalit, Arrizabalaga.
Lacroix shënoi autogol në minutën e 80-të për epërsinë 1:0 të Arsenalit.
Për 1:1 shënoi Marc Guehi në minutën e pestë shtesë.
Në gjysmëfinale takohet me Chelsean. Luhen dy ndeshje vajtje-ardhje.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Man Cityt dhe Newcastlet.