Futboll

Arsenali mbetet lider pas fitores ndaj Brightonit

Arsenali

Foto: Associated Press

Arsenali vazhdon ta ruajë pozitën e parë në kampionatin anglez.  “Topçinjtë” fituan 2:1 në shtëpi ndaj Brightonit. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së 18-të të Premier Leagues. 

Skuadra që drejtohet nga trajneri, Mikel Arteta, Arsenali, ka 42 pikë në vendin e parë. Dy pikë më pak ka Manchester City një pozitë më poshtë. 

Mesfushori Martin Odegaard që është edhe kapiten i Arsenalit realizoi për 1:0 në minutën e 14-të. Ai u asistua nga Bukayo Saka. 

Sulmuesi francez, Georginio Rutter, shënoi autogol në minutën e 52-të për 2:0. 

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Diego Gomez në minutën e 64-t. 

Sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda, luajti vetëm pjesën e parë te Brightoni. 

Brightoni ka 24 pikë dhe është në mesin e tabelës.