Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi është dënuar me 600 euro mbi dyshimet se ka sulmuar fizikisht trajnerin e ekipit të Fushë Kosovës, Burim Shala pas ndeshjes Ballkani – Fushë Kosova.
“Pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e zhveshtoreve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro”, shkruan në vendimin e Komisioni Disiplinor dhe Etikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjobë ka marrë edhe Ballkani për lëshim në organizim të ndeshjes, të cilën Ballkani e fitoi në Suharekë ndaj Fushë Kosovës me rezultat, 3:0.
“Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro”, shkruan në vendim.
KD i FFK-së ka marrë edhe disa vendime tjera të martën.