Futboll

Asistim i bukur i Krasniqit në barazimin e Zurichut

Asistim i bukur i Krasniqit në barazimin e Zurichut

Bledian Krasniqi ka dhuruar asistim të bukur në barazimin e skuadrës së Zurichut. 

Zurichu barazoi 1:1 me Luzernin të dielën në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit zviceran. 

Krasniqi asistoi te goli i barazimit në minutën e 78-të të cilin e shënoi Umeh Emmanuel. 

Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 25-të pasi e zëvendësoi Miguel Reichmuthin i cili pësoi një lëndim.

Bashkëlojtari i Krasniqit, Lindrit Kamberi, e kompletoi ndeshjen. 

Ndeshjen e kompletoi edhe Adrian Bajrami te Luzerni. Për shkak të lëndimit mungoi Ismajl Beka. 

24-vjeçari Krasniqi në edicionin 2024/25 shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime bë 38 ndeshjet e zhvilluara.