Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Beshiktashit të dielën mbrëma.
Asllani kontribuoi me një asistim në fitoren 4:0 të Beshiktashit ndaj Goztepes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të Superligës së Turqisë.
Asllani asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën e 36-të.
Ishte asistimi i parë i Asllanit me fanellën e klubit turk.
Ai u zëvendësua në minutën e 81-të, kurse Milot Rashica mbeti në stol.
Për Goztepen nga minuta e 58-të luajti ish-futbollisti i Shqipërisë U21, Arda Kurtulan
Me fitore, Beshiktashi është ngritur në vendin e katërt me 43 pikë.
Goztepe ka rënë në vendin e pestë me 41 pikë.