Presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “pa pagesë”, sipas marrëveshjes së SHBA-së me Iranin për t’i dhënë fund luftës.
Duke folur të martën në samitin e G7-s në Francë, presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se Irani "nuk do të ketë kurrë armë bërthamore", teksa ka kritikuar Izraelin për Libanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomentet e Trumpit, ndër më të zëshmet e tij deri më tani, tregojnë shkallën e “përplasjes” së tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan BBC.
Pakistani, një ndërmjetës kyç, ka njoftuar të dielën se SHBA-ja dhe Irani kishin arritur një marrëveshje, por përmbajtja e saj ende nuk është ndarë.
Të hënën, zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë elektronikisht nga të dyja palët, ndërkohë që një ceremoni zyrtare do të zhvillohet në Zvicër më vonë këtë javë.
Ndërkohë, çmimi i naftës po vazhdon të bjerë pas njoftimit për marrëveshjen. Një fuçi nafte e papërpunuar Brent, që është standardi ndërkombëtar, ka rënë nën 80 dollarë për herë të parë që nga fillimi i marsit.