Asistimi i qendërsulmuesit Astrit Selmani nuk i ka mjaftuar Dinamo Bukureshtit.
Dinamo Bukureshti edhe pse nga minuta e 63-të ishte me një futbollist më shumë në fushë u mposht nga Universitatea Cluji me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të premten mbrëma dhe i takoi xhiros së nëntë të plejofit të Superligës së Rumanisë.
Selmani asistoi te goli i epërsisë që e realizoi Stipe Perica në minutën e 35-të.
Ai e kompletoi ndeshjen kurse në minutën e 82-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Te Universitatea Cluji pas kartonit të dytë të verdhë mesfushori Alexandru Chipciu u përjashtua nga loja.
Për 28-vjeçarin Selmani ky ishte asistimi i shtatë këtë edicion. Krahas shtatë asistimeve ka kontribuar edhe me 14 gola.
Selmani ftohet herë pas here te Kosova.