Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani vazhdon me paraqitje pozitive, asiston

Hoffenheim

Fisnik Asllani ka asistuar në golin e epërsisë 1:0 për Hoffenheimin ndaj Stuttgartit.

Ndeshja i takon xhiros së 32-të të Bundesligës dhe është e rëndësishme për një vend që dërgon në Champions.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goli

Hoffenheimi pranoi gol më pas në minutën e 21-të.

Rezultati aktual është 1:1.

Asllani ka kontribuuar në 17 gola të Hoffenheimit në këtë edicion të Bundesligës.

I ka shënuar dhjetë, ndërsa ka asistuar në shtatë të tjerë.

Asllani asiston në barazimin e Hoffenheimit me Stuttgartin

1 o. më parë / 2 maj 2026 17:31
Fisnik Asllani

Fisnik Asllani ka asistuar në barazimin e Hoffenheimit ndaj Stuttgartit, që ishte përballje direkte për vendin e katërt në Bundesligë.

Hoffenheimi ishte afër që t’i ftionte pikët e plota, por pranoi gol në minutën e 95-të dhe ndeshja e xhiros së 32-të e Bundesligës, u mbyll 3:3.

Hoffenheimi mbetet në vendin e pestë me 58 pikë, sa i ka edhe Stuttgarti në pozitën e katërt.

Deri në fund të kampionatit do të luhen edhe dy xhiro.

Asllani në sulm, Leon Avdullahu në mesfushë dhe Albian Hajdari në mbrojtje, ishin titullar dhe patën paraqitje shumë të mirë në këtë ballafaqim.

Asllani asistoi në golin e Andrej Kramariqit në minutën e tetë. Sulmuesi i Kosovës tani i ka 10 gola e 7 asistime në këtë edicion të Bundesligës gjermane.

Në minutën e 69-të, mesfushori turk i Stuttgartit, Atakan Karazor, bëri ndërhyrje shumë të ashpër në Asllanin dhe u përjashtua nga loja direkt me të kuq.

Pak minuta më vonë, Hajdari e qëlloi shtyllën.

Asllani u zëvendësua në minutën e 90-të, kurse Avdullahu dhe Hajdari e kompletuan ndeshjen.

Dy ndeshjet e fundit të Hoffenheimit janë në shtëpi ndaj Ëerder Bremenit dhe në udhëtim te Borussia Monchengladbachu.