Futboll

Asllani asiston, por skuadra e saj pëson thellë

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani ka regjistruar një asistim të dielën për skuadrën London City Lionesses. 

Por, asistimi i saj nuk mjaftoi. 

Skuadra e Asllanit pësoi disfatë të thellë 5:1 nga Manchester Unitedi, në kuadër të xhiros së dytë të elitës angleze për futbolliste. 

Asllani asistoi në golin për 4:1, në minutën e 76-të. 

Ajo e ka edhe një gol të shënuar në xhiron e parë.