Futboll

Asllani e Ismajli me Torinon mposhten nga Cagliari

Ardian Ismajli

Skuadra e Torinos ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ka pësuar disfatë të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të Serie A.

Torino u mposht 2:1 në shtëpi nga Cagliari. Ismajli e kompletoi ndeshjen te Torino, kurse Asllani u paraqit deri në minutën e 76-të.

Golin e vetëm për Torinon e realizoi Nikola Vlashiq. Ndërsa golat e fitores për Cagliarin i realizuan Matteo Prati dhe Semih Kiliçsoy.

Torino ka 20 pikë, kurse Cagliari numëron dy pikë më pak.

Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.