Futboll

Asllani e shënon golin e parë të London Cityt në elitën angleze

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani e ka shënuar golin e parë të London City Lionesses në elitën angleze të futbollit.

London City të shtunën u mposht 4:1 nga Arsenali, në ndeshjen e parë në WSL.

Asllani në minutën e 17-të e konkretizoi penalltinë që e siguroi vet. Por më pas Arsenali, që ishte favorit, shënoi katër gola për fitoren e thellë.

London City është klub i pavarur i themeluar vetëm në vitin 2019. Deri më tani ka garuar në Championship, ndërsa është promovuar për herë të parë në elitë.