Futboll

Asllani me Elversbergun nuk promovohen në Bundesligë

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, me Elversbergun nuk kanë siguruar promovimin në Bundesligën e Gjermanisë. Elversbergu humbi në shtëpi ndeshjen kthyese të barazhit. Humbi 2:1 të hënën nga Heidenheimi.

Asllani shënoi gol në minutën e 47-të. Por iu anulua, pasi më herët një bashkëlojtar i tij ishte në pozitë jashtë lojës.

Asllani është goxha i kërkuar nga klube të ndryshme të Bundesligës. Pra mund të paraqitet me ndonjë klub tjetër në Bundesligë.