Futboll

Asllani mund të transferohet te Bologna

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi por jo edhe nga kampionati italian. 

Mediumet italiane të hënën kanë raportuar se Asllani mund ta vazhdojë karrierën te Bologna. 

Interi dhe Bologna janë në fazë të avancuar të bisedimeve për mesfushorin shqiptar. 

Mësohet se Interi po kërkon 18 milionë euro për ta liruar Asllanin. Por Bologna është e gatshme të ofrojë deri në 13 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë. Bisedimet janë duke vazhduar dhe mbetet për t’u parë nëse do të finalizohet ky transferim. 

Është raportuar se 23-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit të “nerazzurrëve”, Cristian Chivu. 

Ai kishte ofertë edhe nga klubi i La Ligas, Real Betis, por ai e refuzoi këtë pasi synimi i tij është që të qëndrojë ende në Serie A.

Mesfushori ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Te kjo skuadër u transferua nga Empoli në vitin 2023 për rreth 16 milionë euro.