Përfaqësuesja e Suedisë e ka zhvilluar të dielën stërvitjen e parafundit para ndeshjes kundër Polonisë në Evropianin për futbolliste që po mbahet në Zvicër.
Por Kosovare Asllani dhe portieria Jennifer Falk kanë munguar.
“Ato kanë zhvilluar stërvitje individuale në hotel”, thotë zyrtari për media i përfaqësueses së Suedisë, Fredrik Madestam.
Kapitenia Asllani luajti ndeshjen e 200-të për Suedinë të premten në fitoren ndaj Danimarkës me rezultatin 1:0. 35-vjeçarja ishte asistuese në golin e fitores së Suedisë.
Suedezet e zhvillojnë të martën nga ora 21:00 ndeshjen ndaj Polonisë. Ndeshja Poloni – Suedi i takon grupit C.