Futboll

Vazhdon shkëlqimi i Asllanit në Bundesligë

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme këtë edicion në Bundesligën gjermane. 


Asllani të shtunën pasdite ishte realizatori i një tjetër goli për skuadrën e Hoffenheimit. 


Ai shënoi gol të bukur në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit. Kjo ndeshje i takoi javës së tetë. 
Asllani realizoi për 1:0 në minutën e 18-të, në portën e portierit Diant Ramaj, që mbron ngjyrat e Heidenheimit. 


Për Asllanin është goli i pestë sezonal në Bundesligë. 23-vjeçari Asllani ka edhe një gol të shënuar në Kupë të Gjermanisë. Ndërsa ka edhe dy asistime. 


Qendërsulmuesi Asllani luajti deri në minutën e 76-të, kurse bashkëlojtarët e tij, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari e kompletuan ndeshjen. 


Te mysafirët përpos që në portë ishte Ramaj, ndeshjen e kompletoi edhe Arijon Ibrahimoviqi. Ndërsa për shkak të lëndimit mungoi mbrojtësi i krahut, Leart Paqarada. 


Hoffenheimi ka 13 pikë në mesin e tabelës. Heidenheimi ka katër pikë në pjesën e poshtme të tabelës.