Kristjan Asllani ka shkëlqyer te Beshiktashi në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së 32-të të Superligës së Turqisë.
Asllani ka shënuar gol e ka asistuar për Beshiktashin, që në udhëtim është duke fituar ndaj Gaziantepit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsllani asistoi fillimisht në golin për 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa shënoi nga penalltia në minutën e 22-të.
Asllani i ka dy gola e dy asistime deri tani në elitën e futbollit të Turqisë.
Fitorja do të ishte e rëndësishme për Beshiktashin që po lufton për të zënë vend që dërgon në Kupat Evropiane në edicionin tjetër.
Asllani shkëlqen në fitoren e Beshiktashit
Kristjan Asllani ka shkëlqyer te Beshiktashi që fitoi të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 32-të të Superligës së Turqisë.
Asllani shënoi e asistoi në fitoren 2:0 në udhëtim te Gaziantepi.
Asllani asistoi fillimisht në golin për 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa shënoi nga penalltia në minutën e 22-të.
Mesfushori 24-vjeçar i Shqipërisë, i cili e kompletoi ndeshjen, i ka dy gola e dy asistime në elitën e futbollit të Turqisë.
Milot Rashica pësoi lëndim para se të niste ballafaqimi. Shkaku i lëndimit të pësuar gjatë ngrohjes para ndeshjes, Rashica nuk ishte fare pjesë e formacionit. U zëvendësua nga Junior Olaitan. Futbollisti 29-vjeçar i Kosovës i ka dy gola e gjashtë asistime në 34 paraqitjet e këtij sezoni, në të gjitha garat.
Fitorja e forcon Beshiktashin në pozitën e katërt me 59 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Mësohet arsyeja e mungesës së Rashicës ndaj Gaziantepit
Milot Rashica ka pësuar lëndim para se të niste ndeshja e Beshiktashit ndaj Gaziantepit në udhëtim, e rëndësishme për xhiron e 32-të të Superligës së Turqisë.
Futbollisti i Kosovës ishte në plan që të luante titullar, por ka pësuar lëndim gjatë ngrohjes, para ndeshjes.
Futbollisti kosovar u zëvendësua nga Junior Olaitan, ka shkruar mediumi turk “Hurriyet” të premten.
Për këtë arsye, Rashica nuk është fare në formacionin e Beshiktashit.
Beshiktashi e mbylli pjesën e parë me rezultatin 2:0.
Kristjan Asllani asistoi dhe shënoi gol.
29-vjeçari Rashica i ka dy gola të shënuar e gjashtë asistime në 34 paraqitje të këtij sezoni në të gjitha garat.