Fisnik Asllani e ka mbyllur të premten mbrëma një tjetër paraqitje pozitive për Hoffenheimin.
Sulmuesi në formë i Kosovës asistoi në golin për 2:2 në udhëtim tek Augsburgu, në golin që ia siguroi një pikë ekipit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Asllani me thembër në minutën e 42-të, asistoi për mesfushorin Bazoumana Toure, që shënoi nga një kënd i vështirë.
23-vjeçari ka nëntë gola e gjashtë asistime në këtë edicion të Bundesligës.
Asllani në sulm dhe Leon Avdullahu në mesfushë e kompletuan ndeshjen, kurse Albian Hajdari në mbrojtje luajti deri në minutën e 68-të.
Elvis Rexhbeçaj, mesfushori tjetër i Kosovës që paraqitet tek Augsburgu, luajti nga minuta e 79-të.
Hoffenheimi është i pesti me 51 pikë dhe në garë për një vend që dërgon në Champions në edicionin tjetër. Augsburgu i ka 33 pikë në vendin e 10-të.
Asllani vazhdon formën e përkryer
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, e ka ka vazhduar formën e përkryer në Bundesligë me Hoffenheimin.
Hoffenheimi është duke barazuar 2:2 në udhëtim tek Augsburgu pas pjesës së parë.
Asllani asistoi në golin për 2:2, në minutën e 42-të.
🇩🇪🔵 Augsburgo 2-2 Hoffenheim | Bundesliga
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) April 10, 2026
MAGNÍFICA ASISTENCIA DE TACO DE FISNIK ASLLANI 🇽🇰🪄
El joven BAZOUMANA TOURÉ firma el empate con un GOLAZOpic.twitter.com/gS3id5CSYI
Ai i ka nëntë gola e gjashtë asistime në edicionin aktual të Bundesligës.
Ndeshja i takon xhiros së 29-të.
Te Hoffenheimi titullar janë edhe dy reprezentuesit e tjerë të Kosovës, Albian Hajdari në mbrojtje dhe Leon Avdullahu në mesfushë.
Mesfushori tjetër i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është në bankën rezervë tek Augsburgu.