Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kënga e re e Era Istrefit, e shkruar nga ylli britanik që u vra ditë më parë

Era

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka publikuar këngën e saj më të re, “Alive”, në bashkëpunim me DJ Tunez. Por pas ritmit veror dhe energjisë pozitive të projektit fshihet një histori që ka prekur shumë fansa.

Kënga është shkruar nga Talay Riley, tekstshkruesi dhe artisti britanik fitues i çmimit “Grammy”, i cili ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore, përfshirë Dua Lipën dhe Britney Spears.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në postimin e saj për publikimin e këngës “Alive”, Era i bëri homazh Rileyt, duke zbuluar se ai ishte autori i këngës dhe duke shprehur keqardhjen që ai nuk jetoi për ta parë publikimin e saj.

Edhe pse kënga tashmë është lansuar në platformat muzikore, videoklipi ende nuk është publikuar në YouTube, duke shtuar edhe më shumë pritjen dhe kureshtjen e publikut.

Talay Riley vdiq më 5 qershor në Londër, pasi u godit me thikë në një incident që vazhdon të hetohet nga autoritetet britanike. Fituesi i “Grammy” ishte vetëm 35 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij shkaktoi reagime të shumta në botën e muzikës.