Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Interit. Ai do të jetë pjesë e klubit italian deri në verën e vitit 2028. Kështu ka njoftuar të hënën Interi në faqen zyrtare.
“Interi njofton për vazhdimin e kontratës me futbollistin Kristjan Asllani. Mesfushori 22-vjeçar do të mbetet lojtar i Interit deri më 30 qershor të vitit 2028”, ka shkruar klubi i madh italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari luan për Interin nga vera e vitit 2022. Fillimisht ishte i huazuar nga Empoli, ku edhe u zhvillua si futbollist.
Asllani është prej futbollistëve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Po të hënën ka pasur raportime se për Asllanin është duke u interesuar PSG-ja.