Fisnik Asllani shënoi tjetër gol të bukur në Bundesligë. Golin e dhjetë në elitën gjermane për Hoffenheimin, Asllani e shënoi në minutën e 18-të. Ishte tjetër konfirmim nga sulmuesi i Kosovës se forma e tij është shumë e lartë. Dhe me shumë gjasë mund të largohet në verë. Në fundin e pjesës së parë, reprezentuesi tjetër i Kosovës doli në skenë. Ishte qendërmbrojtësi Albian Hajdari që asistoi për 2:1. Dhe me këtë rezultat, Hoffenheimi i fitoi pikët e plota në udhëtim te Hamburgu të shtunën, në ndeshjen e xhiros së 31-të. Hajdari në qendër të mbrojtjes dhe mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, luajtën në tërë ndeshjen. Hajdari të premten e vazhdoi kontratën afatgjate me klubin, ndërsa në ditët në vijim, pritet që një gjë të tillë ta bëjë edhe Avdullahu. Të dy janë prej lojtarëve të rëndësishëm te Kosova.
Asllani, që i ka edhe gjashtë asistime në këtë sezon, u zëvendësua në minutën e 64-t. Për Asllanin interesim kanë shprehur disa skuadra të mëdha evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të lumtur, ishte ndeshje e rëndësishme. Jemi të lumtur që e kemi arritur qëllimin tonë, garat evropiane. Para sezonit, askush nuk do ta besonte këtë. Është arritje e jashtëzakonshme. Çdokush që është në krye pas 31 ndeshjeve e meriton këtë. Njerëzit duan më shumë, por edhe ne duam më shumë. Sot do ta festojmë këtë fitore, por nga nesër do të shikojmë për ndeshjen e radhës ndaj Stuttgartit. Dhe ne duam që ta fitojmë edhe atë ndeshje”, ka deklaruar Asllani pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.
Fitorja e mban Hoffenheimin me 57 pikë në vendin e katërt, që siguron Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër. Por e ka vetëm një pikë më shumë se Stuttgarti i pesti, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Hamburgu mbetet në garën për mbijetesë me 31 pikë, në vendin e 14-të.
Hoffenheimi në fakt garat evropiane veçse i ka arritur për sezonin tjetër. Me fitoren e së shtunës, ekipi i udhëhequr nga trajneri Christian Ilzer, i ka siguruar kualifikimet për në Ligën e Evropës. Tani synon edhe më shumë.
Deri në fund të kampanjës aktuale i ka edhe tri ndeshje për t’i luajtur.