Futboll

Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

Juventus

Juventusi ka fituar përballë Bolognas në udhëtim të dielën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 15-të të Serie A. 

Golin e vetëm në fitoren e “zonjës së vjetër” e realizoi mbrojtësi Juan Cabal, vetëm tre minuta pas inkuadrimit. Ai shënoi me asistim të Kenan Yildizit. 

Torbjorn Heggem i Bolognas u ndëshkua me të kuq në minutën e 69-të pasi e pengoi Lois Opendan si futbollisti i fundit. 

Juventusi më pas nuk e rrezikoi fitoren. 
Edon Zhegrova nuk e fitoi rastin në këtë ballafaqim. 
Juventusi ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë, një më shumë se Bologna që bie në vendin e gjashtë.