Futboll

Astrit Selmani afër transferimit tek ekipi polak

Sulmuesi kosovar Astrit Selmani

Sulmuesi Astrit Selmani, është në prag të nënshkrimit të kontratës me skuadrën polake, Rakow.

Klubi polak i ka ofruar kontratë trevjeçare ish-sulmuesit të Dinamo Bukureshtit, shkruan sajti rumun “GSP”. 

Rakowi e mbylli në vendin e dytë edicionin 2024/2025, ndërsa do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

“Klubi polak negocioi intensivisht dhe i premtoi kosovarit një kontratë trevjeçare, që përfshin bonuse për paraqitje dhe për kualifikim në garën e tretë për nga niveli i UEFA-s. Po ashtu, synim i skuadrës është edhe titulli”, shkruan “GSP”-ja.

Selmani kishte ofertë edhe nga një klub nga Azia, por nuk e pranoi, pasi synimi i tij është të paraqitet edhe më tutje në Evropë. Selmani me fanellën e Dinamos i shënoi 14 gola dhe asistoi shtatë herë.