Futboll

Atalanta e refuzon ofertën e Interit për Lookmanin

Ademola Lookman

Atalanta e ka refuzuar ofertën e fundit të Interit për sulmuesin Ademola Lookman. 

Interi për t’i siguruar shërbimet e Lookmanit ofroi 42 milionë euro por Atalanta nuk e pranoi një ofertë të tillë. Kështu kanë shkruar të premten mediumet italiane. 

Atalanta për ta liruar sulmuesin nigerian po kërkon 50 milionë euro. 

Bisedimet mes dy klubeve do të vazhdojnë deri sa të arrihet marrëveshja. 

27-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me “nerazzurrët”.

Lookman me Atalantan ka kontratë deri në verën e vitit 2027. 

Ai pjesë e klubit italian është nga viti 2022 kur u transferua nga RB Leipzigu për dhjetë milionë euro. 

Lookman i ka zhvilluar 118 ndeshje ku i ka shënuar 52 gola dhe i ka bërë 25 asistime. 

Karrierë ka bërë edhe te Leicester City, Evertoni dhe te Charlton Athletic.