Qendërmbrojtësi Isak Hien ka shënuar gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së Atalantas.
Atalanta në kuadër të javës së 16-të të Serie A e mposhti Genoan në shtëpi me rezultatin, 1:0.
Goli i Hienit në sekondat e fundit të ndeshjes e vendosi ballafaqimin. Hien shënoi me asistim të Nicola Zalewskit.
Genoa nga minuta e tretë luajti me një futbollist më pak në fushë pasi portieri Nicola Leali u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Tek Atalanta për shkak të lëndimit mungoi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Atalanta ka 22 pikë dhe e zë vendin e nëntë. Genoa renditet në pozitën e 17-të me 14 pikë.