Legia e Varshavës ka zyrtarizuar të premten largimin e sulmuesit të Kosovës, Ermal Krasniqi.
Ndeshja e së shtunës ndaj Motor Lublinit do të jetë e fundit për Krasniqin me fanellën e Legias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, do të largohet nga Legia e Varshavës në fund të edicionit 2025/26. Ermal, faleminderit që përfaqësove Legian dhe të urojmë fat të mbarë në karrierën tënde të mëtejme. Krasniqi debutoi për Legia Varshavën në gusht të vitit të kaluar”, shkruan klubi i madh polak në faqen zyrtare.
Krasniqi u huazua te Legia verën e kaluar nga Sparta Praga. Legia ka vendosur që mos ta ushtrojë mundësinë e blerjes të kartonit të reprezentuesit të Kosovës.
27-vjeçari me Legian këtë edicion në 33 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.