Kur Interi u eliminua nga Bodo/Glimti të martën, dukej që futbolli italian do të bënte histori të padëshiruar. Atalanta ishte dy gola prapa nga ndeshja e parë e plejofit të Championsit, kurse Juventusi tri. Kjo do të thoshte që gjasat ishin të mëdha që faza me 16 skuadra të ishte pa asnjë ekip italian. Kjo nuk ka ndodhur që nga edicioni 1987/88, kur gara elitare evropiane ende quhej “Kupa Evropiane”.
Derisa Juventusi në mënyrë dramatike u eliminua nga Galatasaray, Atalanta në një mënyrë u bë shpëtimtare e futbollit italian në Ligën e Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtalanta shënoi tre gola në 57 minutat e parë dhe një penallti në minutën e 98-të për fitoren 4:1. Goli i Karim Adeyemit në minutën e 75-të dukej që do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, por kualifikimi dramatik ishte për Atalantan.
“Askush nuk na llogariste”, ka thënë mbrojtësi i Atalantas, Davide Zappacosta. “Ndeshja dëshmoi edhe një herë se sa i fortë është ky grup. Ne gjithnjë besojmë dhe asnjëherë nuk heqim dorë”.
Prej kur u prezantua një e teta e finales në edicionin 2003/04, gjithnjë në këtë fazë ka pasur ekipe italiane.
Në Itali i janë frikësuar eliminimit të mundshëm të të gjitha skuadrave në fazën e plejofit, duke e vlerësuar një skenar të tillë si të turpshëm për futbollin italian.
Por kualifikimi i Atalantas dha shpresë, ndonëse në fazën e ardhshme do të përballet me Arsenalin apo Bayernin dhe do të jetë autsajdere e plotë.
Ndaj Dortmundit kjo skuadër shfaqi vetëbesimin që mund t’i shërbejë në raundin tjetër.
Derisa Interi dhe Juventusi kanë histori të pasur në garën elitare evropiane, Atalanta është klub i vogël në krahasim me ta. Për herë të parë ka luajtur në Champions në vitin 2019, ndërsa ka arritur në një të tetën e finales dy herë në të kaluarën. Më së shumti ka arritur në çerekfinale, në kampanjën debutuese. Atalanta e fitoi Ligën e Evropës në vitin 2024, por në dy pjesëmarrjet e kaluara në Champions dështoi të dal në raundet nokaut.
“Është një natë e paharrueshme, ëndrra u bë realitet”, ka thënë trajneri Raffaele Palladino.
“Kemi luajtur me zemër, shpirt dhe kurajë. Kemi luajtur një ndeshje në stil të Atalantas dhe për këtë arsye jemi të lumtur me atë që kemi arritur”.
Kapiteni Marten de Rron ka shtuar: “E kemi ditur se duhet të luajmë një ndeshje të përkryer dhe e kemi bërë këtë. Kemi vuajtur kur është dashur, kemi sulmuar kur është dashur dhe në fund rezultati është i merituar”.