Futboll

Atletico Madridi e shënon fitoren e parë

atletico mad

Atletico Madridi e ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës për Klube. Të premten në orët e para të mëngjesit, Atletico fitoi 3:1 ndaj skuadrës amerikane Seattle Sounders. Ndeshja u luajt në Seattle para 51 mijë shikuesve. 

Në xhiron e parë të grupit B të dy skuadrat kishin pësuar humbje. Tani Atletico i ka tri pikë, sa edhe PSG-ja, ndërsa Botafogo udhëheq me gjashtë. Seattle mbetet pa pikë. 

Pablo Barrios i shënoi dy gola për skuadrën e Diego Simeones, ndërsa një e realizoi Axel Witsel.

Albert Rusnak ishte golashënues për skuadrën amerikane.