Me dy golat e shënuar nga Marko Arnautoviqi, Përfaqësuesja e Austrisë e ka mposhtur të shtunën Qipron.
Ndeshja e zhvilluar në Limassol të Qipros përfundoi me rezultatin 2:0 në të mirë të Austrisë.
Kjo ndeshje i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.
Arnautoviqi golin e parë e realizoi nga penalltia në minutën e 18-të.
Për 2:0, 36-vjeçari Arnautoviq shënoi në minutën e 56-të.
Austria i prin Grupit H me 18 pikë. Qipro është në pozitën e katërt me tetë pikë.
Me fitoren ndaj Qipros, Austria i është afruar edhe më shumë kualifikimit për në Botërorin 2026.
Ndeshjen e fundit kualifikuese, Austria e luan të martën e ardhshme ndaj Bosnjë-Hercegovinës.