Futboll

Azemi shënon gol me asistim të Kurtit në fitoren e Zvicrës U17

Azemi

Altin Azemi ka shënuar gol me asistim të Elias Kurtit në fitoren 2:0 të Zvicrës U17 ndaj San Marinos U17, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Azemi shënoi golin e parë në minutën e tretë të ndeshjes së zhvilluar në Sllovaki.

Ai u largua nga fusha në minutën e 82-të. 

Edhe Kurti lëshoi fushën në minutën e 62-të, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Euron Bajraktari.

Zvicra të premten e luan ndeshjen e dytë të grupit 10, kurse të tretën e ka ndaj nikoqires së turneut kualifikues, Sllovakisë.